RRETH PROJEKTIT

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i modulit të parë në arsimin e lartë në Kosovë lidhur me ndikimin e BE-së në ndërtimin e paqes, pajtimin dhe demokratizimin. Moduli do të përbëhet nga komponentët kryesorë si më poshtë:

LIGJERATA

Ligjëratat do të mbulojnë tema lidhur me ndikimin e BE-së në rehabilitimin e Kosovës pas konfliktit, në disa fusha si në vijim: ndërtimi i paqes, pajtimi, dialogu social, demokratizimi, diversiteti dhe përfshirja, ngritja e kapaciteteve politike, rindërtimi ekonomik dhe shoqëria civile.

HULUMTIM

Hulumtimi do të përfshijë punën vullnetare të studentëve për të shqyrtuar literaturën ekzistuese dhe zhvilluar hulumtimin në terren. Kështu ata do të analizojnë ndikimin e BE-së në Kosovë, në aspektin e politikave (analiza e dokumenteve), praktikës (zbatimit të politikës) dhe përvojës (si ndjehen njerëzit dhe komunitetet në lidhje me këto politika).

LIGJERUES MYSAFIRË

Do të organizohen ligjërata publike me të ftuar specialë që trajtojnë temën e rolit të BE-së në demokratizimin, pajtimin dhe shtetndërtimin në Kosovë. Audienca do të përfshijë kryesisht studentë të disiplinave të ndryshme studimore brenda Kolegjit AAB; megjithatë, ligjeratat do të jenë të hapura edhe për profesionistë të tjerë.

SESIONE SENSITIZUESE

Studentët që ndjekin modulin, do të përgatisin prezantime mbi tema që lidhen me planprogramin e lëndës dhe do të prezantojnë para audiencës së shkollës së mesme për të përhapur njohuritë përtej akademisë, ekspozuar dhe sensibilizuar nxënësit e shkollave të mesme me temën dhe potencialisht për të rritur interesin e tyre për studimet evropiane.

LIGJERUESIT

Prof. Ass. Dr. Bashkim Rrahmani

Koordinator i projektit  dhe Ligjerues

Prof. Ass. Dr. Mentor Lecaj

Ligjerues

Keni pyetje?

“Financuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë vetëm të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose Agjencisë Ekzekutive Evropiane për Arsimin dhe Kulturën (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbahen përgjegjës për to”