Të mërkurën, më 5 prill 2023, në kuadër të projektit “Ndikimi i BE-së në ndërtimit e paqës,
pajtimit dhe demokratizimit në Kosovë” të financuar nga Bashkimi Evropian, u organizua ndarja
e certifikatave për studentët e gjeneratës së parë, të cilët i kishin realizuar të gjitha aktivitete e
parapara gjatë dy semestrave të moduleve “Ndikimi I BE-së në Kosovë I dhe II”.
Ceremoninë e ndarjes së certifikatave e hapi Koordinatori i Projektit, prof.Bashkim Rrahmani,
ndërsa me një fjalë rasti pjesëmarrësve iu drejtua edhe Drejtoresha e Zyrës për Zhvillimin e
Projekteve, prof.Iliriana Geci. Ajo uroi studentët për sukseset e arritura dhe theksoi edhe një herë
objektivat kryesore të projektit dhe rëndësinë e angzhimit të studentëve në studime evropiane.
Në këtë ceremoni iu dha mundësia edhe studentëve për një diskutim të hapur dhe ndarje të
përvojave të tyre në kuadër të këtij projekti. Krahas vlerësimit pozitiv për vitin e pare, studentët
theksuan gatishmërinë e tyre për angazhim të mëtejmë në aktivitete të këtij projekti, sikundër
edhe në projekte të tjera.

Categories:

Tags:

Comments are closed