Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Ndikimi i BE-së në Kosovë”, financuar nga Programi Erasmus+ Jean Monnet Actions, më 17 maj nga ora 16:00 profesoresha nga American University – Washington D.C, Dr. Sanja Pesek ka mbajtur ligjëratë për studentët e angazhuar në lëndën Impakti i BE-së në Kosovë por ishte e hapur edhe për studentët e tjerë të interesuar. Tema e kësaj ligjërate ishte: “Drejtësia transicionale, demokracia, paqja dhe të drejtat e njeriut” ku Pesek ligjeroi për historikun, implikimet, institucionet, komisionet e pajtimit si dhe nevojën e zbatimit të drejtësisë tranzicionale, sidomos në kontekstin e pajtimit, paqes dhe dialogut.

Categories:

Tags:

Comments are closed