Prof. Ass. Dr. Bashkim Rrahmani
Koordinator i projektit dhe ligjerues
Prof. Ass. Dr. Mentor Lecaj
Ligjerues
PROFILI PROFESIONAL
Prof. Ass. Dr. Bashkim Rrahmani
Bashkim Rrahmani është ekspert dhe profesor në “Kolegjin AAB” në n e Administratës Publike dhe në Fakultetin Juridik, me një përvojë më shumë se 10 vjeçare në mësimdhënie dhe ligjërim. Ai ka diplomuar për drejtësi në Universitetin e Prishtinës; ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin Metropolitan të Londrës dhe ka marrë titullin e doktoraturës në Universitetin Europian në profilin e të Drejtës Publike Ndërkombëtare. Lista e publikimeve të tij përfshin punime, kapituj dhe monografi që theksojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e BE-së dhe rolin e tyre në botën moderne; mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të njeriut dhe të drejtave ndërkombëtare të njeriut, veçanërisht të drejtave të pakicave; integrimet në BE; kontrollin kushtetues, administratën publike.
Prof. Ass. Dr. Mentor Lecaj
Mentor Lecaj është doktor i shkencave juridike në fushën e së drejtës ndërkombëtare, me përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore. Nga viti 2014 ai shërben si prodekan në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB ku ligjëron lëndët E Drejta Ndërkombëtare, E Drejta Evropiane, dhe Organizatat Ndërkombëtare. Ai ka botuar artikujt si në vijim: Toleranca dhe të drejtat e pakicave në Republikën e Kosovës, Suksesi i OKB-së në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale, Sfidat e ndërtimit të shtetit modern dhe demokratik të Irakut, Roli i Kartës së OKB-së në paqen dhe sigurinë globale ligjore, Programi Bërthamor i Koresë së Veriut dhe Iranit – Qasje krahasuese, si dhe Analiza e motiveve të palëve të interesuara në programin bërthamor të Iranit.